BOTA

VIDEO/ Shoferi harroi të ngrinte frenat e dorës, kamioni merr para turmën e nxënësve. Raportohet për 29 të plagosur

07:59 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë një shfaqjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të rrotullohej tatëpjetë pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës.




Si pasojë e këtij incidenti, u plagosën rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç

Momenti i aksidentit, nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në kujdes intensiv dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron.

Në video shihet kamioni, i cili përdorej për të shitur akullore,  ku fillon të rrokulliset tatëpjetë ndërkohë që spektatorët e ngjarjes nuk e kanë vënë re, pasi i kanë kthyer kurrizin.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.