BLUETOOTH

Zbuluan gjininë e fëmijës duke shndërruar ujëvarën natyrale në ngjyrë blu! Çifti me një gjobë 30 mijë paund

18:12 - 03.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift janë dënuar me një gjobë prej 30,000 paund pasi ngjyrosën me blu një ujëvarë në një festë për të zbuluar gjininë e fëmijës.




Veprimi i çiftit shkaktoi një valë kritikash për rrugën e tyre të papëlqyeshëm pasi derdhën një kimikat për të realizuar qëllimin e tyre.

Festat e zbulimit të gjinisë janë bërë më kreative – dhe të diskutueshme – me disa prindër që shpenzojnë 10,000 paund në festime luksoze.

Por ky çift vendosi të zbulonte gjininë e foshnjës së tyre duke i ndryshuar ngjyrën një ujëvarë natyrale.

Në pamjet nga ujëvara e lumit Queima-Pe në Brazil , ujërat e bardha në kaskadë mund të shihen duke u shndërruar në blu teksa çifti përqafohet i emocionuar dhe njerëzit përreth tyre brohorasin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.