BLUETOOTH

Romeo Veshaj, finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania

07:37 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romeo Veshaj përballë Heidi Bacit, u zgjodh të jetë finalisti i parë i këtij Big Brotheri.

Teksa çifti ka qënë nën presion se kush prej tyre do përfundonte këtë të shtunë rrugëtimin e tyre në show, ata nuk kishin dijeni se televotimi po bëhej për të drejtuar njërin nga ata për në finalen e madhe të 25 majit.




Eglës iu dha si përparësi ditën e martë, që të zgjidhte dy banorë të shtëpisë për t’i dërguar në televotim. Publiku do vendoste se cilin prej tyre e dëshiron automatikisht në finale, dhe cili do vazhdonte lojën duke qënë në televotim të vazhdueshëm deri në gjysëm-finale.

Ajo vendosi të dërgojë çiftin Heidi-Romeo, pa i komunikuar këtyre të fundit se nominimi do bëhej për finalistin e parë, por duke nënkuptuar se njëri prej tyre do shkëpuste rrugëtimin në këtë reality show.

Çështja hapi mjaft debate mes të dashuruarve dhe Eglës, por duket se tanimë ujërat janë qetësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.