AKTUALITET

“Kur doli nga lokali pa Erdgysin në makinë me të dashurën 18 vjeç”, deklarata e familjarëve të Almës në polici

19:34 - 06.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët e Alma Arrazi, kanë deklaruar në policinë e Shkodrës, se kur ajo ka dalë nga lokali ka parë Erdgysin me të dashurën e tij 18 vjeçare në një makinë.




Sipas tyre, bashkëshortja e Erdgys Arrazi ka parë një video të këtij të fundit së bashku me vajzën 18 vjeç, në celularin e tij.

Familjarët e Almës u shprehen se Erdgysi e ofendonte atë, si dhe i kërkonte ndarjen e kujdestarinë e të miturve.

Një dëshmi e tillë, ka përforcuar më tutje akuzat e tradhtisë bashkëshortore nga ana e kryefamiljarit, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së gruas e fëmijëve të tij.

Kjo deklaratë është bërë më datë 4 maj, kur dhe u thirrën të gjithë të afërmit e viktimave për t’u marrë në pyetje, në lidhje me ngjarjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.