Kryesore

Mbappe në Madrid çështje ditësh/ Paga dhe detajet e kontratës! “7” nuk hiqet nga Vini.Jr, për fanellën e francezit mendon veterani Modriç

20:16 - 11.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kylian Mbappe zyrtarizojë ditën e djeshme (10 maj) largimin nga PSG në fund të këtij sezoni, duke publikuar në rrjetet sociale një video lamtumire.




Edhe pse ende nuk është bërë e ditur, e ardhmja e francezit do të jetë në Madrid, ku më në fund do veshë fanellën “Los Blancos”.

Numri i fanellës

Ndërsa madrilenët presin me padurim zbarkimin e Mbappe, në “Bernabeu”, opsionet për numrin në fanellën e tij janë 3.

Sulmuesi pëlqen mëse shumti “7”, të cilën e mban në supe Vini.Jr, opsionin që duket thuajse i pamundur.

Numri i dytë që momentalisht është në sirtar “9”, duket se është pronotuar për yllin e ri brazilian që të zbarkojë në Madrid po ashtu gjatë kësaj vere, Endrick.

Më i mundshmi duket të jetë numri “10”, të cilën e ka veterani Modric dhe që francezi e mban në kombëtare.

Kroati ende nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, pasi në fund të këtij sezoni i përfundon edhe kontrata me klubin madrilen, por duket se gjasat janë që ai të largohet.

Pozicioni

Kylian Mbappe, nuk do të ketë mundësi të luajë në pozicionin e tij të preferuar, pasi atë e ka “gozhduar”, Vinicius.Jr.

Gjatë këtij sezoni, Realit i ka munguar një “pykë”, pozicion i lënë bosh nga Benzema, i cili nuk u mbush dot nga Joselu, por u bë mësëmiri si emergjencë nga Jude Bellingham dhe sezonin e ardhshëm duket se do plotësohet nga Mbappe.

Së bashku me Mbappe dhe Vinicius, sulmi i “galaktikëvë” do të plotësohet me Rodrygon në të djathtë, pozicion të cilin e ka bërë mësëmiri.

Paga

Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.