BLUETOOTH

Si po ndikon Inteligjenca Artificiale në raportin punëdhënës-punëmarrës?

10:49 - 11.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti 2024 është një shënues i fortë i përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Përdorimi i saj ka mbërritur dhe në ambientet e punës, duke krisur kështu raportet pronar-punonjës.




Shumë janë punëdhënësit të cilët nuk dëshirojnë që punëmarrësi të përdorë IA, e po kështu të konsiderueshëm janë ata që duan punonjësit e tyre të jenë aktivë në përdorimin e kësaj teknologjie.

Punonjësit nga ana tjetër, shumë e përdorin në mënyrë të hapur, por shumë të tjerë e fshehin të jenë përdorues të IA, pasi mendojnë se ndikon negativisht në punësimin e tyre.

Kompanitë e mëdha Microsoft dhe LinkedIn, në Raportin Vjetor të Indeksit të Trendit të Punës 2024, dëshironin të vinin në pah se si IA riformëson punën e tregun në përgjithësi.

Për këtë, ata anketuan 31 mijë persona në 31 vende, duke identifikuar tendecat e punësimit përsa i përket përdorimit të IA, si dhe reagimin e punëdhënësve drejt këtij fenomeni.

Sipas rezultatëve të dy kompanive, 75% e të punësuarve e përdorin IA në vendin e punës, ndërsa 52% e tyre nuk duan të pranojnë përdorimin e kësaj teknologjie, për të mos prishur imazhin e tyre përpara pronarëve, si dhe shqetësohen se mund të zëvendësohen lehtësisht nga punëdhënësi, për mungesë aftësish.

Nëse do shprehnim këto % në masë raporti, 3 nga 4 persona përdorin Inteligjencë Artificiale në punë, dhe përdorimi i saj pothuajse është dyfishuar në 6 muajt e fundit.

 

Përdorimi i IA sipas gjeneratave
Shumë mund të mendojnë se përdorimin e kësaj teknologjie e ka vetëm Gjenerata Z, pra grupmosha 18-28 vjeç.
Është e vërtetë që ata kryesojnë listën, por në vend të dytë vijnë Milennials, pra grupmosha 29-43 vjeç, në vend të tretë Gjenerata X (44-57 vjeç), dhe të fundit vijnë Boomers +(58+ vjeç).
Gen Z kryeson me përdorim prej 85%, Millenials me 78%, Gen X me 76%, ndërsa Boomers+ me 73%.

 

Ndikimi i përdorimit të IA në punë
Sipas raportit, puna është përshpejtuar me shpejt sesa aftësia e punonjësve për të ndjekur këtë ritëm.
68% e njerëzve shprehen se kanë vështirësi ndjekjen e saj (ritmit), dhe vëllimin e punës, ndërsa 46% ndihen ‘të djegur;.
Biznesmenë të ndryshëm po e shohin përdorimin e IA të domosdoshme, pasi besohet se brenda 5 vitëve të ardhshme, 41% e tyre presin të ridajnojnë proceset e biznesit nga themeli me këtë teknologji. Këta liderë mendojnë se 47% e IA do jetë pjesë thelbesore e punës, 42% do jetë sigurimi i përdorimit etik të IA, dhe 38% do e zëjë trajnimi i një ekip robotësh të kësaj inteligjence.
Të dhënat janë të qarta: njerëzit janë të mbingarkuar me borxhe dixhitale dhe nën presion në punë – dhe ata po i drejtohen AI për lehtësim.

 

Liderët e bizneseve, pro apo kundër IA-së?
55% e tyre shprehen se janë të shqetësëuar për punësimin e personave jo mjaft të talentuar për vendin e punës.
66% e biznesmenëve thonë se nuk do të punësonin dikë pa aftësi të inteligjencës artificiale.
71% e tyre deklarojnë se preferojnë të punësojnë dikë më me pak përvojë të IA-së, sesa dikë më me shumë eksperienca ndaj saj.
Pavarësisht se si një pjesë e këtyre liderve e përqafojnë inteligjencën artificiale, vetëm 39% e njërëzve në rang global kanë marrë trajnime për IA nga kompania e tyre, dhe vetëm 25% e e shoqerive po planifikojnë të ofrojnë trajnime për IA gjeneruese për këtë vit.

 

Aprovimi i punëmarrësve për IA
76% e punonjësve pohojnë se kanë nëvojë për përdorimin e IA për të mbetur në tregun e punës.
69% e tyre shprehen se IA i ndihmontë promovohen më shpejt, dhe 79% e tyre thonë se kjo teknologji ka tendecë t’i zgjerojë mundësitë e tyre të punës.
Vetëm në 6 muajt e fundit, në LinkedIn është rritur me 160% përdorimi kurseve për aftësitë e IA-së.
Tashmë në aftësitë e kompetencat e një punëkërkuesi në CV, mund të shohim dhe përdorues të Chat GPT apo Copilot.
Industritë ku po aplikohen më shumë IA
33% e shkrimtarëve janë përdorues të rregullt të IA-së.
Vendin e dytë e zënë profesionistët e grafik dizajner, ndërsa vendin e tretë menaxherët e marketingut.
Përdoruesit më pak të IA janë shitësit/et.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.