BLUETOOTH

Disa ndryshime në dietë që lehtësojnë simptomat e menopauzës

21:50 - 13.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosi, arrat dhe soja janë disa nga produktet që duhen shtuar patjetër dietës suaj për të lehtësuar simptomat e menopauzës.




Përgjatë periudhës së kalimit në menopauzë, është e rëndësishme që të shmangen ushqimet ultra të përpunuara, e të shtohen ato të shëndetshme.

Pavarësisht hapave të shpejtë të jetës, të qenurit grua në dekadën e katërt apo të pestë, duhet marrë në konsideratë se ajo çfarë konsumohet është thelbësore për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Piramida ushqimore duhet të përfshijë sa më shumë produkte mesdhetare, si p.sh., peshk me vaj, drithëra integrale, bishtajore, fruta e perime, arra e fara, proteina dhe bulmet.

Sipas mjekëve, inkurajohet marrja e një suplementi të vitaminës D, pasi lufton simptomën e pagjumësisë.

 

Çfarë të mënjanoni në periudhën e menopauzës, në varësi të simptomave?

Një grua në fazën e menopauzës përjeton disa simptoma, siç mund të jenë: ankthi, pagjumësia, djersitja, temperature, etj.

Në varësi të simptomës, doktorët japin disa ‘zgjidhje; për të përmirësuar shëndetin.

Nëse ndjeni temperaturë, ose afshe të nxehta, e mira është të largoni konsumin e alkoolit dhe ushqimeve djegëse, duke i shtuar dietës suaj panxhar dhe manaferra.

Djersitja gjatë natës është e shpeshtë, ndaj sugjerohet që të konsumoni kumbulla, e të mënjanoni alkoolin apo konsumin e ushqimeve në orët e vona.

Rralloni pirjen e kafes apo konsumin e ushqimeve të sheqerosura nëse keni rrahje zemre të shpeshta.

Ushqimet ultra të procesura janë armiku numër një i menopauzës. I shmagni ato nëse përjetoni ankth, e konsumoni salmon, drithëra dhe kërpudha.

Pagjumësia si një simptomë e menopauzës, kërkon konsumin sa më të madh të kosit e kivit, dhe heqja dorë nga alkooli, kafja e ushqimet djegëse.

Ndryshimi i humorit kërkon shmangjen e produkteve ultra të procesuara e të alkoolit, për t’u zëvendësuar nga sallata e kumbullat.

Nëse ndiheni të mbi stimuluara, është e rëndësishme të përfshini në dietën tuaj fruta të thata dhe fasule, e të largoni kafeinën.

Shumë gra mund të pësojnë ndryshime në peshë, kryesisht në shtimin e saj, ndaj sugjerohet që të konsumohen sa më shumë vezët, fasulet, kërpudhat, sallata e kosi. Konsumi i ushqimeve ultra të procesuara, alkooli, dhe ngrënia në orët e vona të natës nuk do ju ndihmojnë në humbjen e peshës së fituar nga menopauza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.