Kryesore

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Idrizi: Shpresoj të jetë një pikë kthese me Greqinë. Për herë të parë dëgjova qeverinë për çështjen çame dhe…

11:38 - 13.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi,  ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë një ditë më parë, duke e cilësuar si një moment krenarie dhe dinjiteti për emigrantët në Greqi.




Idrizi shtoi se për herë të parë ai ka parë e ka dëgjuar një qartësi nga qeveria shqiptare për ligjin e luftës dhe çështjen çame.

“Për herë të parë kryeministri foli që ekziston gjendja e ligjit të luftës, kjo është më shumë se “skizofrenia ballkanike”. Investimi nga qeveria shqiptare për heqjen  e ligjit të luftës nuk mund të jetë diçka që e themi sot dhe e harrojmë nesër, po ashtu edhe çështja e shqiptarëve të çamërisë”, tha ai.

I ftuar në Neës24, Idrizi shtoi se shpreson që kjo të jetë një pikë kthese për çështjet e vendit tonë me Greqinë dhe  të jenë ato që përcaktojnë interesat kombëtare të përkthyera në politikë të jashtme.

Idrizi: Besoj që ky është perceptimi i të gjithëve, e thënë në Athinë. Shqipëria praktikisht ka ndryshuar shumë, ky është një moment tjetër.

E kam dëgjuar shpesh, miqësie e mirë, popujt mund të jetë miq, ndërsa shtetet kanë interesa. Unë jam i mendimit që Shqipëria është tërheq deri më tani, por kjo nuk ka çuar në raporte  të mira.

Greqia po na çan veshët për Belerin, ndërkohë ne s’kemi bërë asgjë për çështjen e çamërisë. Kemi një vit e ca që marrim nëpër gojë një person që është dënuar për poshtërim të republikës sonë.

Ajo që dëgjova, për shqiptarët e camërisë, apo përmendja e ligji të luftës, është diçka e mirë, por Rama nuk ka tha ndonjë gjë të re. Problemi është se si do sillemi ne nga sot e tutje me këtë çështje.

Kryeministri dje kur foli për ligjin luftës tha diçka shumë interesante, që nuk është hequr gjendja e luftës.

Për herë të parë kryeministri foli që ekziston gjendja e ligjit të luftës, kjo është më shumë se “skizofrenia ballkanike”. Investimi nga qeveria shqiptare për heqjen  e ligjit të luftës nuk mund të jetë diçka që e themi sot dhe e harrojmë nesër, po ashtu edhe çështja e shqiptarëve të çamërisë.

Unë shpresoj që kjo të jetë një pikë fillese që çështje të tilla me Greqinë jo të hapen dhe të mbyllen sipas oreksit, por të jenë ato që përcaktojnë interesat kombëtare të përkthyera në politikë të jashtme.

Unë dje për herë të parë dëgjova një qartësi nga qeveria shqiptare për ligjin e luftës dhe çështjen çame.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.