Kryesore

“Të respektohet Marrëveshja e Prespës”- Presidentja e re e quajti vendin “Maqedoni”, reagon ministrja e Jashtme e RMV: Aktorët politikë të kenë kujdes!

12:50 - 13.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme e RMV-së ka reaguar pasi presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova gjatë betimit të saj përdori emrin “Maqedonia”.




Ministria e Jashtme ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë kujdes.

“Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”, theksohet në deklaratë.

Reagimi i plotë i MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës.

Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes njerëzve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e Partneritetit Strategjik në Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur të shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.