BLUETOOTH

Aftësi flirtuese dhe matematikore? Tashmë Chat GPT është zgjidhja

17:31 - 14.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë qenë të pakta herët që të dashur mjeshtëri matematikore për ato çështje shkencore, e si më pak nevoja për të flirtuar me personin që kemi më për zemër.




Tashmë inteligjenca artificiale po vendoset në këto çështje. Mund të prisnim që të jepte zgjidhje për ekuacionet matematikore, apo grafikë e ndërlikuara të kësaj shkence, por nuk e mendon se do të ketë ‘dorën’ se si të flirtojmë me personin për të cilin/cilen kemi pëlqim.

OpenAi ka versionin më të fundit të teknologjisë që mbështet chatboxin e saj, aty të Chat GPT. Tashmë Chat GPT-4o është zgjedhja për këto komplikacione që të gjithë nuk shikojnë në një moment të jetës.

Si bëhet me dijeni, ky version do të mund të lexojë dhe të diskutojë imazhet, të përkthejë gjuhët e të identifikojë emocionet nga shprehjet vizuale. Për të mbajtur sa më gjallë këto ‘biseda’, Chat GPT-4o, do të ketë një memorie shumë të fortë, për të kujtuar kërkesat e mëparshme, si një ndihmë për konsumatorët elektronikë që të mos ritregojnë një herë historinë e dashurisë apo të shkencës.

Por si kanë ecur provat e deritanishme të Chat GPT-4o?

Ky version, pavarësisht premtimit se do të na suportojë në zgjedhjet tona përsa i përket problemeve shkencore, apo ato romantike, ka hasur disa defekte, duke bërë që të mos jetë akoma i gatshëm për tregun.

Në një rast, kur Chat GPT-4 është kërkuar zgjedhja e një ekuacioni të thjeshtë, në vend që jepte përgjigjen e saktë, filloi të analizojë disa kode kompjuterike, të përkthyer në gjuhën italiane si dhe atë angleze. Pas analizimit të kodeve, përsëri nuk u mor përgjigjia e saktë, pasi filloi të interpretonte emocionet e një selfie të një burri të buzëqeshur.

Kur iu bë kërkesa e analizimit emocional të fytyrës së një njeriu të buzëqeshur, ky version e ngatërroi imazhin me një sipërfaqe  prej druri, e filloi të zgjidhte një ekuacion që ende nuk ishte treguar.

Duhet thënë në Chat GPT-4o rëndësi të veçantë i kushtohet përdorimit të zërit nga platforma.

Me një zë të ngrohtë femëror, kur iu bë një kompliment nga folësi, Inteligjenca Artificiale u përgjigj “Lërë se po më bën të skuqem!”

Të gjitha këto, ndoshta raste të dështruara, por tregojnë se me shtimin e punës për përmirësimin e saj, do kemi një version tepër kompleks, e cila do përafrohet hapave të së përditshmes sonë akoma e më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.