Kryesore

Berisha thyen masën arrest në shtëpi, mirëpret politikanin gjerman Elmar Brok: Nuk duhet ndaluar të jetë pjesë e Parlamentit pa qenë me vendim final gjykate

21:23 - 14.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën arrest në shtëpi, ka thyer këtë vendim duke ftuar në banesën e tij politikanin gjerman Elmar Brok. Ky i fundit, i cili kishte dhe ditëlindjen e tij, u shpreh se një vend i cili do të jetë pjesë e BE-së, nuk duhet të ndalojë një burrë të qenurit pjesë e Parlamentit pa vendim final gjykate.




Brok u shpreh se nuk dëshiron të ndërhyjë në politikën e vendit tonë, por ai “shpreson” që një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos e pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Elmar Brok: Evropa do të jetë mirënjohëse t’ju ketë në BE. Unë erdha sot në ditëlindjen time për të parë një burrë që e njoh prej shumë vitesh. E kam njohur këtë burrë kur ka qenë President dhe kryeministër në përpjekje për ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës.
Unë doja të takoja një lider që ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamenti. Unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi, unë pëlqej Shqipërinë, por jo partitë politike.
Besoj që në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate.
Vendimet e Gjykatës Evropiane janë eksplicide. Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush është fajtor, një gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë dhe jo një prokuror që thotë “afërmendsh gjykatat bëjnë atë që i themi ne.”

 

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha, ndodhet nën arrest shtëpiak pasi akuzohet së bashku me dhëndrrin e tij, Jamarber Malltezi, për afera korruptive ndaj klubit Partizani. Që prej 30 dhjetor 2023, ai ndodhet nën këtë masë sigurie, së cilit përveçse që nuk i lejohet dalja nga banesa, po ashtu nuk është e pranueshme që i burgosuri të ketë të ftuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.