Kryesore

Ilir Meta pjesë e protestës poshtë shtëpisë së Sali Berishës, akuza qeverisë: Narkoshteti u soll me Kosovën më egër sesa Serbia

20:51 - 14.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i PL-së, Ilir meta, u bë pjesë e protestës poshtë banesës së Sali Berishës, duke akuzuar qeverinë e tanishme se sjellja e saj ndaj Kosovës është më e keqe e më e egër sësa e Serbisë.




“Narkoshteti u soll me Kosovën me keq dhe me egër sesa Serbia. Narkoshteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës që kishte partë një ëndërr që Kosova dhe Shqipëria do kishin një president.”, tha Meta

Nuk munguan as akuzat për vjedhje e korrupsion nga ana e Ilir Metë2s, duke thënë se fondet e Evropës janë vjedhur nga Kryeministri Edi Rama, për t’i çuar tek inceneratorët.

Ilir Meta pohoi se po qëndron në protestë si shenjë solidariteti me Sali Berishën, e për të shprehur mirënjohje ndaj atyre qytetarëve që shfaqen aty çdo ditë.

Ilir Meta:
Sali Berisha është atje sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit, ndaj edhe sic më tha zoti Flamur, ka një mik të shquar nga Berlini dhe nga Brukseli. Evropa është në zemrat tona, në trashëgimin tonë, prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen sa më shumë si Ylli Bodinaku për të rrëzuar murin e inceneratorit.
Narkoshteti nuk kurseu as paratë e Evropës, paratë e IPADRDIT. Përveç braktisjes që i është bërë fermerëve, edhe fondet e Evropës i vodhi Edi Rama, si në asnjë vend tjetër dhe i çoi të inceneratorët.
Narkoshteti ka bërë që lideri i PD të jetë atje nga tmerri për të vërtetat që i thoshte cdo ditë në Kuvend, ndërkohë që Edi Rama nuk është pyetur asnjëherë jo vetëm për kryeaferën e inceneraotrëve por për asnjë PPP korruptive.
Jemi këtu për të shprehur solidaritetin me Sali Berishën, por shprehur mirënjohje për ata qytetarët që vijnë cdo ditë këtu.
Narkoshteti u soll me Kosovën me keq dhe me egër sesa Serbia. Narkoshteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës që kishte partë një ëndërr që Kosova dhe Shqipëria do kishin një president.
I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.