Kronikë

Krim i dyfishtë në familje, i moshuari vret vëllanë e kunatën, më pas plagos veten me thikë

19:03 - 14.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku i moshuari ka vrarë vëllanë e kunatën e tij, e më pas ka plagosur veten me thikë.




Autori i kësaj vepre ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”

Si ka ndodhur ngjarja?

Fillimisht u dha informacioni se janë gjendur të plagosur në banesën e tyre bashkëshorti 64 vjeç dhe gruaja 57 vjeç.

Me mbërritjen e policisë dhe mjekëve në vendngjarje u konstatua se  çifti kishte ndërruar jetë nga plaget e marra.

Ndërkohë u gjend i plagosur me thikë në banesë e një 67 vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i 64-vjeçarit.

Policia në Maqedoninë e Veriut dyshon se ai është autori i vrasjes.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij krimi të dyfishtë në familje, por uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.