Kronikë

Azgan Mërnica, vrasësi i efektivit në Fier, akuzohet nga Prokuroria me dy vepra penale, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij

16:13 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasësi i efektivit Novruz Cenalia, Azgan Mërnica, akuzohet nga Prokuria e Fierit për dy vepra penale, teksa po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.




Prokuroria e Fierit ka proceduar akuzat për veprat penale për 23 vjeçarin, atë të “Vrasjës së punonjësve të Policisë së Shtetit”, neni 79/b, dhe “Mbajtja pa leje e prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, neni 278/paragrafi I, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në datën 13 maj, rreth orës 13:30, Azgan Mërnica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj të Fierit, qëlloi për vdekje efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenalia.

Ky i fundit ka qenë duke shkuar në punë për të marrë turnin e dytë.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë për motive konfliktuale të çastit mes dy të rinjve, pasi janë ndeshur me makinat e tyre se kush kishte përparësi për të vazhduar rrugën.

Autori ka braktisur vendngjarjen me makinën që po drejtonte, tip ‘Audi’ ngjyrë blu, për ta braktisur pranë banesës së dajës së tij në fshatin Sulaj të Fierit.

Azgan ndodhej në makinë së bashku me nënën e tij, kjo e fundit ka dëshmuar në polici se djali u konfliktua me policin e papritur ka dëgjuar të shtëna arme, e janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Që prej dy ditësh po vijojnë kërkimet intensive të 23 vjeçarit. Grupet kërkimore janë shtuar dhe në Gjirokastër e në afërsi të pikave kufitare, me dyshimin se i riu do tentojë të dalë nga territori shqiptar.

Njoftimi i Prokurorisë:

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.