AKTUALITET

“Balluku nuk ka si të jetë jashtë përgjegjësive”- Çlirim Gjata: I është arrestuar drejtori më i rëndësishëm

22:57 - 15.05.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar thirrjen e sotme të zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK.




I pyetur nëse ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës mban përgjegjësi për atë që është thirrur, ai u shpreh i bindur se Balluku nuk ka si të jetë jashtë përgjegjësive.

Ai argumentoi se ministria është një organ monokratik ku nuk merren vendime kolegjiale.

Gjata rikujtoi se Ballukut i është arrestuar drejtori më i rëndësishëm, duke iu referuar ish-kreut të ARRSH, Evis Berberit.

“Nuk ka si të jetë Balluku jashtë përgjegjësive. Ministria është organ monokratik, nuk është me vendime kolegjiale. Për një ligj me mënyrë kolegjiale të Berishës ky i fundit ndodhet në arrest sot. Këtu të themi që doli zonja dhe tha jam e qetë, po pse je drejtuese në ministri. Të është arrestuar një drejtor, më i rëndësishmi. Të gjithë ngrenë duart nuk dimë gjë, Rama thotë hanë kumbulla, për çfarë janë këta njerëz. Çështja është te përgjegjësia penale, sigurisht që ka. Për çfarë ke punuar aty”, u shpreh ai mes të tjerash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.