AKTUALITET

Balluku paraqitet në SPAK, po merret në pyetje nga oficeri i BKH-së

16:26 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvëndës Kryeministja, njëherazi dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.




Sipas gazetares Klodiana Lala, Balluku po pyetet nga Dritan Prençi, oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nuk bëhet me dije arsyeja e paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se krahu i saj i djathtë, Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, u vu në pranga mbremjen e 13 marsit, pasi ishte i përfshirë në afera korruptive duke shfrytëzuar pozicionin e tij.

KALLEZIMI PER RRUGEN KORCE-ERSEKE

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së Ballukut në SPAK, por Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme.

Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge.

Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.

“U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka.

Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme.

Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai dy muaj me pare në News24

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.