BLUETOOTH

Big Brother Vip 3/ Zarf i bardhë në shtëpi, banorët vendosin të dhurojnë ushqime bazë për persona në nevojë

21:11 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme ka mbërritur një zarf i bardhë në shtëpinë e Big Brother, i cili lajmëron banorët që kanë fituar buxhetin e plotë të kësaj jave, në vlerën 42 mijë lekë.




Zarfi u lexua nga Julian Deda, por duke qenë se tashmë janë pak banorë, e kushtet e tyre janë të plotësuara, Egla hodhi mendimin që të bëhen blerjet e cigareve, ndërsa pjesa e mbetur të dhurohen në persona që realisht kanë nevojë.

Një mendim i tillë u aprovua nga të gjithë banorët, duke ja komunikuar kështu Vëllait të Madh.

Juli: Banorë, buxheti për këtë javë është fituar 100%. Ju keni 42 mijë lekë për të shpenzuar. Në zarf do të gjeni edhe listën e produkteve që mund të porosisni. Keni një orë kohë për ta përfunduar. Doni a bisedojmë? Thuaj Egla… Egla ka një ide, blejmë cigaret e pastaj pjesën tjetër, i çojmë i bëjmë pazare e t’ja çojmë dikujt që ka nevojë.
Egla: Miell, vaji, çfarë janë këto, oriz… Se ne ushqimin e kemi
Franceska: Mbase mund t’i dërgojmë tek ‘fundjava ndryshe’ e ato…Se Arbri do dijë ku t’i çojë.
Heidi: Nuk e di si funksion
Juli: Shikoni se çfarë do bëjmë. Bëjmë pazaret si për vete, si për shtëpinë…
Egla: Jo, jo. Nuk mund t’u dërgosh njerëzve se çfarë do ti. Le të blihen mallrat bazë për një familje, që janë mielli, orizi, vaji. Lekët janë një sasi e konsiderueshme për të blerë produkte sa për 1-2 muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.