Kryesore

“E dënoj me ashpërsi aktin kriminal!”, atentati ndaj Kryeministrit të Sllovakisë, reagon Ilir Meta: Uroj shërim sa më të shpejtë, e rikthim me energji të ripërtërirë në krye të detyrave

21:42 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar mbi atentatin ndaj Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë, duke u shprehur se e dënon me ashpërsi aktin kriminal dhe i uron shërim sa më të shpejtë e një rikthim në krye të detyrave me një energji të ripërtërirë.
Gjithashtu Meta shkruan se është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë e shpreh solidaritetin me familjen Fico.
Ilir Meta në rrjete sociale:
Thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë, me energji të ripërtërirë në krye të detyrave të Tij shumë të tjera.
E dënoj me ashpërsi aktin kriminal si një sulm ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë!
Shpreh solidaritetin tim me familjen Fico dhe popullin mik të Sllovakisë!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.