BLUETOOTH

“Heidi është false!”- Pak para finales, Graciano Tagani eliminohet nga Big Brother VIP! Balerini: Ja kush e fiton lojën

07:47 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Graciano Tagani është banori i cili u eliminua një natë më parë nga Big Brother VIP, duke humbur kështu mundësinë për të arritur në finale.




Në një televotim të përgjithshëm të hapur përgjatë spektaklit, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

Pas dhënies së vendimit, Graciano përshëndeti banorët, si dhe u tha atyre arsyet pse duhet ta fitonin lojë.

“Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë. Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton”- tha Graciano duke përqafuar banorët dhe në fund larguar nga shtëpia.

Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio.

Gjatë intervistës në studio, i pyetur se kush do të fitonte Big Brotherin sipas tij, Graciano tha Egla.

“Sot duke parë lojën, përballjen, argumentet dhe se si shtëpia bëhet çorap, është patjetër Egla Ceno”, tha ai.

Ndër të tjera, i ndalur tek përplasjet me Heidin gjatë javës, Gracioano e cilësoi atë falso dhe se nuk duhet të jetë finaliste.

“Për mua Heidi fle gjumë, bën ndonjë situatë dhe pastaj dashuria bën të vetën. Pse duhet ta shoh si finaliste? Për mua është false. Romeo ka një pëlqim ndaj saj, por ajo s’ka nerva dhe përton”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.