Kryesore

“Ishte i frytshëm!”, takimi mes Grupit të Dialogut dhe Celibashit, Bylykbashi: Diskutuam për votën e diasporës përmes…

15:38 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të takimit mes Grupit të Dialogut dhe kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi mbajti një deklaratë për mediat, duke u shprehur se diskutimi mes tyre ishte i frytshëm, si dhe u cek vota e diasporës.




Ai u shpreh se u diskutuan opsione të ndryshme mbi votën e diasporës, dhe një mundësi që u tha ishte sistemi i votës me postë.

Sipas Bylykbashi, kjo mundësi nëse aplikohet kërkohet të jetë një mekanizëm i besuesëshëm, përmes një poste ndërkombëtare, e cila mund të garantojë që fletët e votimit të vijnë në KQZ, pa kaluar nga Posta Shtetërore.

Deklarata e Nënkryetarit:

Në lidhje me votën e Diasporës ishte me rëndësi përgjigjet e komisionerit, i cili dha një seri përgjigjes, që shkojnë në linjë me atë që kërkon opozita. Thjeshtimin e regjistrimit të zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, në mënyrë të që të kenë mundësi më shumë se 18 mijë shqiptarë që janë regjistruar nga ministria.

Eshtë qesharake që sot kanë të drejtë vetëm 18 mijë shqiptarë, nga ndoshta 1 milion e 800 shtetas me të drejtë vote.

Nëse i referohemi Kushtetueses janë 1.2 milion zgjedhësh që e kanë këtë të drejtë.

Neve diskutuam opsione te ndryshe, ajo që deri me sot ka ecur është sistemi i votës me poste, po ligji aktual e lejon edhe votimin elektronik, si Estonia.

Diskutuam edhe mundësinë e votimit me  poste, ku kërkesa jonë është që nëse aplikohet kjo të jetë një mekanizëm i besuseshëm, nëpërmjet një  poste ndërkombëtare, të cilët mund të garantojë që fletët e votimit të vijnë në KQZ pa kaluar nga posta shtetërore.

E rëndësishme është që procesi ty jetë i hapur për të gjithë ata që janë jashtë vendit, pa filtër. Më pas e ushtron apo jo të drejtën e votës, të mbetet në dorën e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.