Kryesore

“Ka bërë thirrje për veprime të dhunshmë”- Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohet penalisht Adriana Kalaja

13:45 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistja Adriana Kalaja,  është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.




Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 11 persona të tjerë që morën pjesë në protestë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht shtetasit me iniciale “D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.