Kryesore

“Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël, ka ardhur koha të zbardhet”, prej më shumë se 3 orë marrje pyetjesh, Balluku: Ishte një thirrje për dosjen 225…

19:35 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belinda Balluku ka dalë pas 3 orësh nga dyert e SPAK-ut. Ajo deklaroi për mediat se u thirr për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, duke u shprehur se është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël, e i ka ardhur koha të zbardhet.




Me këtë të fundit, zv.Kryeministja shtoi se ka ardhur momenti që të ndahet puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

Balluku gjithashtu vendosi në dukje ndarjen e pushteteve, pasi u shpreh se drejtësia ka punën e saj, qeveria po ashtu, sikurse dhe Parlamenti ka punën e tij.

Pjesë nga deklarata e Belinda Balluku:

 Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.