Kryesore

Komisioni Hetimor për TIMS/ 3 orë debate se si duhet të dëshmojë ministri Balla, seanca dëgjimore do zhvillohet me…

20:06 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkresa e ministrit Taulant Balla, i cili kërkoi të dëshmonte përballë Komisionit Hetimor për TIMS me dyer të mbyllura, më në fund aprovohet.




Përgjatë mbledhjes së këtij komisioni pati shumë debate nëse dëshmia e ministrit të Brendshëm Balla, duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura apo të hapura.

Socialistët mbështesnin kërkesën e Ballës, pasi ky i fundit në shkresën e tij argumentonte se ka për të dëshmuar prova që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, të cilat nuk mund të bëhen të aksesueshme për publikun e gjerë.

Por kundër ishte kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji, i cili u shpreh se ministri duhet të dëshmojë me dyert hapur e të mos fshihet më.

Si përfundim,u vendos që seanca dëgjimore të zhvillohet me dyer të mbyllura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.