BLUETOOTH

Mes Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit, ja cili u zgjodh finalisti i dytë i Big Brother VIP

07:19 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Julian Deda, është tashmë finalisti i dytë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP.




Në një televotim “kokë më kokë” me Meriton Mjekiqin, Juli arriti të fitonte më shumë vota nga publiku, duke u bërë kështu banori i dytë që siguron një vend në finale, pas Romeo Veshajt.

“Falenderoj gjithë publikun që më ka votuar, i dua fortë, puthje për secilin nga ta. Dua të falenderoj familjen time për durimin pasi 4 muaj nuk jemi pranë tyre. Mamanë time, bashkëshorten, dy fëmijët dhe vëllain tim për të gjithë lodhjen që i kam dhënë duke më ndjekur nga jashtë. Falenderoj edhe banorët këtu. Kemi kaluar kohë të bukura dhe të vështira, por secili ka vlerat e veta. I uroj suksese Meritonit. Faleminderit zemrat e mija, shihemi në finale”- u shpreh Juli pas shpalljes finalist.

Ndërkohë, pas këtij televotimi Meritoni do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi dhe garën për të qenë pretendet për finalist.

Kujtojmë se dy banorët shkuan në televotim pas një zgjedhjeje nga Romeo, pasi fituan një sfidë gjatë javës së shkuar.

“Do doja shumë që të kisha Meritonin në finale sepse e kam shok dhe normal që e kam xhan. Më vjen keq për këtë gjë, por nga ana tjetër edhe Juli ka luftuar për finale dhe i uroj suksese edhe Julit gjithashtu. Meritoni nuk ka pse mërzitet, ai ka bërë super rrugëtim këtu brenda dhe kemi kohë…”- tha Romeo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.