AKTUALITET

Numri 2 i qeverisë prej më shumë se 3 orë në SPAK, arsyeja: afera e Inceneratorit të Tiranës

19:26 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belinda Balluku, zv.Kryeministre e njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, është paraqitur ditën e sotme në SPAK që prej orës 16:00.




Ajo u mor në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Dritan Prençi, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se Balluku po pyetet nën cilësinë e personit që ka dijeni për këtë aferë.

Po kështu, po hetohet e roli i saj për tenderat e rrugëve. Kujtojmë se më 13 mars u arrestua krahu i saj i djathtë, Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i akuzuar për korrupsion e pastrim parash, duke shfrytëzuar postin e tij.

Balluku do të japë shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.