Kryesore

“Palët janë të angazhuara seriozisht”, takimi me Grupin e Dialogut, Celibashi për votën e diasporës: Nuk e mendoj votimin me postë si zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë

15:50 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, mbajti një deklaratë për media pas takimit me Grupin e Dialogut, duke u shprehur se palët e tavolinës janë të angazhuara me seriozitet ndaj çështjes së votës së diasporës, por sipas tij procesi i votimit me postë nuk është alternativa më e mirë për vendin tonë.




Ai tha se pavarësisht angazhimit të palëve, nuk ka dijeni nëse do arrihet një rezultat, por Celibashi propozoi që të jetë vetë institucioni i KQZ-së, ai që administron kërkesat e votuesve nga jashtë territorit të Shqipërisë.

Celibashi mendon se votimi mund të kryhet përmes internetit apo ndonjë mënyrë tjetër elektronike.

“Një ndër opsionet ëshët ai i kombinuar, ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike”- tha Celibashi.

Deklarata e plotë:

Nëse nuk do të kemi rregullat për votimin nga jashtë brenda këtij sesioni të kuvendit, thuajse me siguri absolute votimi nga jashtë nuk mund të realizohet në 2025. Nga ajo që pashë në këtë format tavoline, duket që palët janë të angazhuara seriozisht. Nuk e di nëse do të prodhojnë rezultat, por duket që ka interes dhe vullnet për një zgjidhje në lidhje për këtë çështje duke e parë nga natyra e pyetjeve. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit. Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ. Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike. Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë. Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.