Kronikë

“Rinte i droguar! Fëmijët i torturonte!”- Aleks Marku mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, flet banori në Durrës: Me gruan ishte ndarë

13:38 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorë të Durrësit, kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku 40-vjeçari Aleks Marku u arrestua pasi mbante peng në një banesë të marrë me qira fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov.




Një prej banoreve ka treguar se Aleks Marku ishte i droguar, ndërsa tha se fëmijët i rrihte dhe i torturonte.

Ndër të tjera, ai tha se Marku kishte rreth një javë në atë zonë dhe se ishte ndarë nga bashkëshortja.

“Në orën 01:30 të natës, kishte lënë fëmijën jashtë njëri, dhe ka gjuajtur ky (Aleks Marku) me armë, i kishte kaluar plumbi atij të hotelit, Qemalit, që e ka këtu. Për fat policisë që e kapën. E kam parë edhe më përpara i dehur rrinte, pinte drogë, ka qenë edhe i ndarë nga nusja ai ngaqë dhunonte fëmijët. I keqtrajtonte fëmijët, i rrihte i torturonte. Kishte një javë që ishte këtu, e kam parë këtu në zonë. Ishte agresiv”, tha i riu.

40-vjeçari nga Lezha është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA. Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit.

Burime bëjnë më dije se Marku ka qëlluar të paktën 15 herë, duke bërë copash xhamat e banesës si edhe duke shpuar murin. Ndërkohë, mësohet se në dëshminë tij në polici, Aleks Marku është shprehur se qëllonte nga dritarja, pasi priste se do ta sulmonin njerëz të tjerë.

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku.

Gjatë negociata me RENEA për t’u dorëzuar, fëmijët e mitur, 11 dhe 6 vjeç qanin dhe i thonin të dorëzohej.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Po ashtu, mësohet se më 14 dhjetor të viti të kaluar dhe më 27 mars të këtij viti, janë referuar në Prokurori, kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për bashkëshorten e Aleks Markut, shtetasen me iniciale B. M., 32 vjeçe, por në asnjërën nga seancat, 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë.

Gjithashtu, pas verifikimeve ka rezultuar se 40-vjeçari në Itali, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Ndër të tjera, mësohet se policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope gjatë ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.