Kryesore

Sulmuesi i Kombëtares shqetëson Silvinjon, dëmtohet para Europianit

18:07 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Data e grumbullimit për “Euro 2024” afron dhe për të gjithë futbollistët e Kombëtares është e rëndësishme që të jenë në formë të mirë sportive, e sigurisht pa dëmtime.




Por, pikërisht në këtë moment, Silvinjo duhet të shqetësohet paksa Arbnor Muçollin, i cili ka marrë vazhdimisht lëvdata nga trajneri i kuqezinjve, dhe së fundmi është dëmtuar në ndeshjen që skuadra e tij, Goteborg, luajti përballë Malmos.

Muçolli, si zakonisht titullar, u ul në tokë në minutën e 61-të duke bërë shenjë nga pankina. Ai mori ndihmën e mjekësve dhe u largua duke çaluar, me shenja të dukshme dhimbjeje, teksa u zëvendësua menjëherë nga trajneri i skuadrës. Një situatë ku s’dihet ende sesa do të mungojë.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.