BOTA

U sulmua me armë zjarri, por kush është Robert Fico?

17:41 - 15.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë, mbart mandatin e tretë në këtë post, por ditën e sotme iu bë atentat me armë zjarri, drejt së cilit iu vërshuan 4 plumba, por vetëm një arriti ta kapë.
Ai e filloi karrierën e tij politike me partinë komuniste pak para Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989, e cila çoi në shpërbërjen e ish-Çekosllovakisë.
Nga viti 1994 deri në 2000, Fico ishte përfaqësues i Sllovakisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e krijoi partinë e tij të majtë Smer-SD, në vitin 1999.
Fitorja e tij e parë si kryeministër vjen në vitin 2006, dy vite pasi Sllovakia u bë pjesë e BE-së.
Në vitin 2012, ai pësoi një rënie për shkak të akuzave për korrupsion, por fitoi sërish në vitin 2016.
Në 2018 iu desh të jepte dorëheqjen pas protestave masive në vend, me shkak vrasjen e një gazetari investigative e të fejuarës së tij.
Që në tetor 2023, Robert Fico i rikthehet e një herë postit të Kryeministrit, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Fico dallohet për admirimin e tij ndaj Vladimir Putin, , si dhe është gjithashtu ashpër kundër imigracionit. Ky qëndrim i fundit bëri që ai të fitojë zgjedhjet e 2016.
Në periudhën e Covid-19, nëse të gjithë shpreheshin pro maskës e vaksinimeve, Robert Fico u bë zëri më i spikatur në Sllovaki, pasi e kundërshtonte me forcë këto masa.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.