BLUETOOTH

VIDEO/ Graciano u eliminua pak ditë para finales, Erjola Doci ‘ja merr valles’ në studio

08:45 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerini Graciano Tagani u eliminua përfundimisht nga loja në Big Brother VIP, vetëm pak ditë para finales.




Në një televotim të hapur përgjatë spektaklit, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio.

Kujtojmë se dy banorët kanë pasur përplasje të ashpra javën e fundit të qëndrimit të Erjolës në BBV, e cila po ashtu u eliminua pak ditë më parë.

Shkak i krisjes së miqësisë mes tyre është bërë një deklaratë e Gracianos, i cili pretendonte se mes Erjolës dhe Romeos ka pasur një flirt jashtë shtëpisë.

Balerini ka treguar se ka qenë Romeo ai i cili i ka shkruar moderatores në rrjetet sociale mesazhe prezantueses, por sipas tij, kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë “seen”.

“Ti ia ke lënë seen jashtë atij djali, jo më këtu brenda”, iu drejtua balerini.

Megjithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga Romeo dhe Erjola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.