Kryesore

VIDEO/ Portieri kundërshtar provokoi tifozët e Bazelit, Xhaka vërshon me vrap drejt tunelit

07:20 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Bazelit dhe Lozanos, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St.




Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës. 

SHIKONI VIDEON

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.