Kryesore

Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Dënoj me forcë aktin kriminal!

13:08 - 15.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.




Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit:

“Të dashur familjarë! Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.  Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.