BLUETOOTH

“Nëse janë 3 vende, automatikisht Heidi kalon se është çift”, biseda Meriton-Franceska nxjerr në pah planet e modelet përpara se të hynte në shtëpi: Kisha prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris në fund të marsit…

18:52 - 16.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me afrimin e finales së BB Vip, banoret kanë filluar të shprehin anën e tyre më të mirë.




Kështu duket e nga biseda mes Meritonit dhe Franceskës, e cila kjo e fundit u shpreh se përpara se të bëhej konkurrente, kishte prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris me shoqet e saj në fund të marsit, pasi mendonte se nuk do qëndronte dot më shumë sesa 1 muaj në garë.

E pyetur nga Meritoni se përse mendonte ashtu, modelja u shpreh se për faktin që hyri në shtëpi me vonesë do e penalizonte atë, por ka mbërritur shumë më tepër.

Përsa i përket finalistëve të radhës, Franceska tha se 100% do jenë Meritoni e Egla. Nëse do të kishte hapësirë e për një të tretë, ajo do ishte Heidi, për shkak se është çift me Romeon, e publiku nuk do dëshironte që t’i ndante ata në finale.

Sipas modeles, e gjithë kjo për të është një fitore e jo një humbje.

Pjesë nga biseda:

Franceska: Nuk e kam pritur kurrë që te jem këtu ku jam sot. Këtë e them sinqerisht.

Meritoni: Ke menduar se do të dilje më herët?

Franceska: Shumë më herët. Maksimumi 1 muaj, saqë kisha prerë biletat për të shkuar në pushime me shoqet. Kisha prerë biletat e avionit për të shkuar në Paris në fund të marsit. U thashë gocave që nëse nuk dal deri në fund të marsit, shtyjni biletat për në fillim të prillit, se në prill 100% unë do jem jashtë.

Meritoni: Përse?

Franceska: Nuk e di pse, fakti që ndoshta kam hyrë me vonesë, e dija që do të ishte shumë e vështirë…Fakti që kam arritur deri këtu, ka kaluar pritshmëritë e mia, e jam shumë e lumtur, për çdo gjë. Ndaj ditët e mia të fundit në shtëpi dua t’i shijoj.

Meritoni: Mendon se nuk do e arrish finalen?

Franceska: Për mua të mendoj finale është një gjë shumë e madhe, pavarësisht se dëshira ime më e madhe do ishte që të arrija finale, si çdo njeri tjetër. Por mendoj se ti(Meritoni) dhe Egla jeni 100% finalistë, e mendoj se lufta për vendin e fundit, nëse janë 3 vende, është midis meje dhe Heidit. E duke ditur, besoj se publiku ka një simpati për çiftin, ndoshta nuk duan t’i ndajnë, e automatikisht Heidi merr një gjë më shumë sesa unë… Por jam OK me këtë gjë, jam në paqe. Thjesht po zgjedh të mendoj se do dal të shtunën e do shkoj tek fëmija im. Edhe nëse konsiderohet një humbje, për mua është prap fitore.

Meritoni: Vet fakti që, ke prerë biletat akoma pa hyrë, ti ke fituar shumë me veten.

Franceska: Kam fituar shumë me veten


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.