Kryesore

Alegrin e shkarkuan në të njëjtën ditë si herën e parë! Juventusi i besohet ish-mbrojtësit të pezulluar

18:27 - 17.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aventura e dytë e Masimiliano Alegrit te Juventusi ka përfunduar me keq se e para, por ironikisht në të njëjtën ditë. Pesë vite më parë, më datën 17 maj, Juventusi komunikonte largimin e trajnerit në fund të edicionit futbollistik.




Këtë herë nuk është pritur fundi i edicionit, por në të njëjtën datë është marrë vendimi për largimin e teknikut, i cili do të mungojë në dy javët e fundit të kampionatit. Janë ato ndaj Bolonjës së Tiago Motës dhe Monzës, ku në të fundit priste t’i jepte lamtumirën tifozerisë bardhezi pasi ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të vazhdonte më në këtë klub.

Meqë bashkë me Alegrin është shkarkuar edhe i gjithë stafi i tij, Juventusi i ka besuar ekipin deri në fund të sezonit ish-mbrojtësit Paolo Montero, por me këtë të fundit që është detyruar të udhëtojë me ekipin U19 që drejton aktualisht drejt Frozinones. Skuadra do të luajë atje një ndeshje të kampionatit të kësaj moshe, pa Monteron në pankinë, pasi ai është i pezulluar për një sfidë nga komisionet disiplinore.

Montero nuk është emëruar te Juventusi që sot pikërisht për të shlyer këtë ndeshje pezullim me U19, në mënyrë që më pas të ketë mundësinë që të ulet në pankinën e ekipit të parë në ndeshjen ndaj Bolonjës, ku si kundërshtar do të jetë trajneri i cili pritet të drejtojë bardhezinjtë në sezonin e ardhshëm, Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.