Kryesore

“Bën si demokrat i mbaruar!”- Lulzim Basha “thumbon” Ilir Metën: Do të marrë votat tona dhe t’i trafikojë tek Edi Rama

11:35 - 17.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta se kërkon të marrë votat e demokratëve dhe t’i dërgojë tek Edi Rama.




“Sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, ti trafikojë atje”, u shpreh Basha në konferenën për mediat.

Ndër të tjera ai tha se “këta janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal”, duke shtuar më tej se kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh.

Lulzim Basha: Duan ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh, oligarkësh, mundësish të kontrollojnë çdo aspekt të jetës.

Kurrë s’ka qenë më e qartë diferenca, midis një grupi njerëzish që duan status quo-n. S’ka rëndësi njëri në qeveri, tjetri sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, ti trafikojë atje.

Këtë janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal, pushtetit e pasurimit të tyre, si edhe në rastin aktual frikës së tmerrshme që kanë nga ora e llogarisë. PD qëndron si forca e vetme parlamentare, që kërkon ndryshim rrënjësor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.