Kryesore

Komisioni për PPP në Shëndetësi/ PS kërkon shtrirjen e hetimit përtej 2014, kundërshton opozita! Spaho: Fut punën në qorrsokak

13:10 - 17.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, Plarent Ndreca deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.




“Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës”, deklaroi Ndreca.

Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga opozita. Deputeti Edmond Spaho është është shprehur objekti i komisionit është hetimi i dy kontratave të hartuara, miratuara dhe zbatuara nga qeveria që nga 2014 dhe kërkimi përtej këtij viti do ta fuste punën e komisionit në qorrsokak.

“Ky diskutim i pavlerë, për të humbur kohën e punës së këtij komisioni. Ne si opozitë duam të hetojmë dy kontrata të hartuara, të miratuara dhe zbatuara nga qeveria e majtë pas vitit 2013. Dhe të fillosh të kërkosh para kësaj është ta fusësh punën e komisionit në qorrsokak. Së dyti, nëse jeni të interesuar për këtë çështje, ngrini një komision dhe hetoni çfarë të doni. Por ne objektin e kemi dy kontratat e vitit 2014 e këtej. Së treti dhe nga ana teknike nuk ka lidhje çështja për të cilin flisni ju për hetimin. Rasti që duan të hetojmë ne është kontratë koncensionare. Dhe së fundmi, përplasje të tilla ka patur dhe më përpara”, tha Spaho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.