BLUETOOTH

Përdorues të Botox-it? Përtej pamjes rinore, ja se çfarë mund të shkaktojë trajtimi i bukurisë…

16:36 - 17.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Botoksi është procedura kozmetike ndër më të përhapura e më e zakonshme e kryer në mbarë botën, por rezulton se mund të ketë disa efekte anësore prej saj.




Vlerësohet se efektet e saj anësore janë kalimtare, pra jo serioze për shëndetin apo paraqitjes së jashtme.

Tek këto efekte mund të përfshijmë, dhimbjen e kokës, simptoma të ngjashme me gripin për rreth 24 orët e para, dhimbje, ënjtje apo mavijosje të lehtë në vendin e injektuar, ashtu sikurse mund të shoqërohet me një dobësim të përkohshëm e rënie në fytyrë.

Të gjitha këto presupozohen se janë normale sipas mjekëve të specializuar në estetikë, e se kalojnë lehtë pa pasur nevojën e një trajtimi.

Por në prill të këtij viti, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u shpreh se 22 gra, të grupmoshës 25-59 vjeç, kanë raportuar reaksione të dëmshme prej procedurës së Botoksit.

Nga këto 22 gra, 11 prej tyre u shtruan në spital ndërsa 6 te tjëra u trajtuan me një antioksinë për shkak të shqetësimeve të botulizmit, pra kur toksina përhapet drejt zonës lokale e sulmon sistemin nervor për të shkaktuar paralizë të muskujve, vështirësi në frymëmarrje e në raste të rrala dhe vdekjen.

Simptomat e saj u shoqëruan me shikim të paqartë apo të dyfishtë, rënie të qëpallave, vështirësi në gëlltitje, në të folur e në frymëmarrje, lodhje e pajustikuar dhe dobësim i theksuar i trupit.

Por një gjë është e sigurt, se të 22 rastet janë procedura të kryera nga njerëz të palicensuar apo të patrajnuar në vende që nuk ishin të përshtatshme për kujdes shëndetsor.

Një faktor i tillë, shpjegon qartë arsyen përse çdo pacient duhet të kërkojë për persona të certifikuar mbi procedurën që dëshirojnë të kryejnë, pasi pasojat janë të rënda, qoftë nga mungesa e eksperiencës së ‘mjekut’, apo dhe nga mosmirëmbajtja e ambientit ku bëhet procedura kozmetike.

Të gjitha këto, nuk shfaqen për herë të parë, pasi dhe në vitin 2023, u regjistruan 67 raste të botulizmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por sa të zakonshme janë efekte anësore të tilla?

“Nëse toksina botulinum prodhohet siç duhet dhe vjen nga një markë e mirë, forca është e tillë që edhe nëse përhapet pak, nuk shkakton një sasi të madhe efektesh anësore. Doza është jashtëzakonisht e ulët. Kjo sasi e toksinës nuk mund t’u japë njerëzve botulizëm. Megjithatë, problemi që kemi pasur është se ka versione të dyshimta të falsifikuara në qarkullim. Ato janë prodhuar dhe prodhuar keq dhe nuk kontrollohen mirë.”, thotë Ash Mosahebi, profesor i kirurgjisë plastike në. Kolegji Universitar i Londrës.

Çfarë është Botox-i?

Botoksi është një substancë toksinë botulinum që përdoret në mjekësinë estetike, me qëllim reduktimin e rrudhave.

Kjo substancë njektohet në muskuj, duke i ‘paralizuar; përkohësisht ato dhe duke parandaluar kontraktimet që shkaktojnë rrudha.

Po kështu, botoksi përdoret e për të trajtuar spazmat muskulore dhe hiperhidrozën(djersitjen e tepërt), apo disa çregullime neurologjike.

Rezultatet e kësaj procedure zakonisht zgjasin rreth 4-5 muaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.