BLUETOOTH

P*rnhub në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për mbrojtjen e të miturve

22:20 - 17.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania Aylo, e cila ka në zotërim Pornhub-in, ka njoftuar se do bashkëpunojë me Internet Watch Foundation, kjo e fundit e vendosur në Mbreterinë e Bashkuar.




Arsyeja e këtij bashkëpunimi vjen për mbrotjen e të miturve, pra përballja e tyre ndaj produkteve për të rritur.

Internet Watch Foundation ka si synim të luftojë materialet e abuzimit seksual të fëmijëve në internet, duke u mundësuar njerëzve e organizatave të raportojnë përmbajtjen e dyshuar të abuzimit të fëmijëve online.

Pritet që faqet pornografike të përshijnë detyrimin që përdoruesi të deklarojë se është mbi 18 vjeç. Një veprim i tillë është cilësuar jo i përshtatshëm, pasi do jetë thjesht klikim në një kuadrat që pranon se je adult, për të lënë kështu hapësirë që dhe të miturit të hyjnë në këto faqe.

Por ekspertët shprehen se këto faqe duhet t’i binden ligjit dhe Aktit të Sigurisë në Internet. Gjithashtu sugjerojnë që të shtohen kontrolle më të forta të verifikimit të moshës, duke përdorur inteligjencës artificiale. Sipas tyre, përdorimi i teknologjisë së skanimit të fytyrës me AI, për të vlerësuar moshën e përdoruesit, por duke mbrojtur çdo të dhënë të vendosur në platformë, do jetë një hap më i sigurt për mbrojtjen e të miturve ndaj këtyre faqeve.

“Ne gjithmonë do të veprojmë në përputhje me ligjin dhe Akti i Sigurisë në internet nuk është i ndryshëm, por është e qartë nga juridiksionet e tjera se verifikimi i moshës në nivelin e sajtit nuk i pengon fëmijët të aksesojnë përmbajtjen e të rriturve në internet ndërsa krijojnë çështje të privatësisë së të dhënave dhe rrit ekspozimin ndaj materialeve të dëmshme e të pamoderuara”, shprehet kompania Aylo, zotëruese e Pornhub

Çfarë kërkon Internet Wach Foundation?
Kjo organizatë i kërkon platformave me qasje pornografike që të ndërmarrin hapa për trajtimin e abuzimit të fëmijëve online, duke përfshirë
-përputhje me ligjet e rregulloret
-përdorimin e inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës së përdoruesit
-sigurimin se çdo person i përfshirë në filmimet pornografike të ketë dhënë miratimin e tij/saj për t’u publikuar
-verifikimin se ata që publikojnë ose shfaqen në materiale të këtyre platformave janë mbi 18 vjeç
-kontrolli i përmbajtjeve kundrejt gjurmëve digjitale të gishtërinjve të imazheve të identifikuara më parë të abuzimit me të mitur

Pornhub, po kështu e kompani të tjera me përmbajtje seksuale, kanë qenë gjithmonë të përballur me akuza të shumta dhe veprime ligjore, për shkak se nuk kanë bërë mjaftueshëm për trajtimin e përmbajtjeve jokonsensuale.

Shtuar kësaj dhe standartet e reja për luftën kundër abuzimit të fëmijëve në internet, IËF së bashku me Aylo do bahskëpunojnë së bashku për të njejtën kauzë: mbrojtjen e të miturve ndaj produkteve jo të përshtatshme për ‘ta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.