Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, kryefamiljari dërgohet për ndihmë mjekësore te Trauma

14:32 - 17.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Rraboshte të Lezhës.




Për pasojë,  ka pësuar lëndime kryefamiljari, Gjergj Pali, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dykatëshe dhe ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Siç shikohet në pamje, dyert dhe dritaret janë dëmtuar nga shpërthimi si edhe orienditë.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhej në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.