Kronikë

Dy shqiptarët dhunojnë dhe vjedhin 3 të moshuar në Greqi! Të rinjtë arratisen duke marrë 19 mijë euro e bizhuteri me vlerë, por…

21:22 - 18.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të moshuar në Greqi janë dhunuar brutalisht nga dy shqiptarë, të cilët më pas i kanë grabitur.




Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë, i vendosën targa të vjedhura dhe udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.

Aty hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i rrahën.

Më pas, hajdutët u larguan duke marrë 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.

Grabitësit, me precedentë të mëparshëm penal në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.

Tre të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.