Kronikë

Falsifikonte dokumente italiane për të trafikuar njerëz dhe lëndë narkotike drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, arrestohet IT-ja e Gjykatës së Korçës

10:30 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet IT-ja i Gjykatës së Korçës pasi përdorte aftësitë e tij kompjuterike për të falsifikuar dokumenta. Në këtë mënyrë ilegale, ai ndihmonte persona dhe kalonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Anglisë dhe vendeve të tjera të BE-së.




Zh.L., personi përgjegjës i IT-së në Gjykatën e Korçës, kundrejt pagesës ndihmonte persona të caktuar për kalimin e tyre të paligjshëm të kufirit përmes dokumentave italiane false të krijuara prej tij.

Kështu përmes kartave të identitetit me nënshtetësi italiane, këta individë siguronin kalimin e tyre dhe të lëndëve narkotike që mbanin me vete për ti transportuar ato drejt vendeve të BE-së, e me destinacion final Anglinë.

Zh.L., akuzohet për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave”, neni 186, i dënueshëm deri në 4 vite,  “Mashtrimi”, neni 143, i dënueshëm deri në 6 vite burg dhe për Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, neni 298 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i denueshëm deri në 7 vite heqje lirie, si dhe me gjobë që arrin deri në vlerën 8 milionë lekë.

Njoftimi:

Prokuroria e Tiranës godet bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, një i arrestuar

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Zh.L., IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zh.L., me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zh.L. është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.