Kronikë

Fier/ Po transportonte 1.2 kg kanabis dhe fshihte në banesë 179 doza të tilla narkotike, në pranga shitësi dhe dy blerësit

12:48 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar një 28 vjeçar ditën e sotme në Fier pasi po tentonte të shiste 1.2 kg cannabis sativa dy shtetasve. Gjithashtu në pranga javë vënë dhe blerësit të cilët do konsumonin lëndën narkotike.




K.K., 28 vjeç, po lëvizte me automjetin e tij dret fshatit Qarr të Fierit, ku e prisnin A.Gj., 56 vjeç dhe B.R., 27 vjeç.

Arsyeja e takimit ishte shitja e lëndës narkotike tip cannabis sativa nga 28 vjeçari tek dy shtetasit e tjerë.

Nga informacionet e siguruara, uniformat blu finalizuan operacionin “Transportuesi”, si vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli”, me qëllim vënien në pranga të trafikantit të kanabisit.

Nga kontrollet e bëra në banesën e 28 vjeçarit, u gjendën dhe 179 doza të tjera të drogës.

Janë sekuestruar lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë që do shërbejnë nën cilësinë e provës.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Transportonte 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Në pranga dhe 2 blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike, në fshatin Qarr.

Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej blerësve u gjetën 179 doza cannabisi.

Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.