Kronikë

FOTO/ Kishte përgatitur vende në një pyll në Skrapar për kultivimin e kanabisit, ky është 27-vjeçari i arrestuar edhe në Angli pasi u kap me “shtëpi bari”

17:10 - 18.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçari i identifikuar si Astrit Baja, është vënë në pranga nga policia gjatë një aksioni antidrogë në Skrapar.




Mësohet se 27-vjeçari, ishte arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe më pas është deportuar në Shqipëri në vitin 2023.

I riu ishte vënë në pranga bashkë më një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

Nga hetimi disa mujor, i iniciuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ka rezultuar se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë kanabisi (në kubikë dhe në tokë).

Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.