BLUETOOTH

Ish bashkëshortja e pyet për tradhtinë, Blero shokohet kur dëgjon zërin e Afrona Dikës: Është e rëndë! Në lidhje duhet të jesh 100%

22:07 - 18.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka marrë një ‘surprizë’ nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, me të cilën u nda pas gati 7 vitesh së bashku dhe hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.




I ftuar në “Se luan topi”, Afron u shfaq fillimisht me një mesazh me zë ku pyeti këngëtarin: “njerëzit që qeshin shumë, a mendon se kanë një lloj mllefi përbrenda dhe nuk janë ashtu siç hiqen në publik”?

Kjo pyetje ka prekur këngëtarin, i cili i djersitur tha se po. Ai tregoi se ndonjëherë edhe vuajta e tij është me buzëqeshje.

Blero: Më ke djersitur. Unë mendoj që po, disanjerëz vajin e kanë me buzëqeshje kështu që… Ka raste që vaji im është me buzëqeshje.

Erjona: Ti thellë ke qarë në disa momente?

Blero: Absolutisht.

Erjona: Çfarë të mundon zemrën?

Blero: Unë jam tip që jap shumë prej vetes sime, unë kur jap shumë jap gjithçka, dhe kur dikush nuk e bën të njëjtën gjë, unë lëndohem shumë. Lëndohem aq shumë saqë jam totalisht i thyer.

Po ashtu, ish-bashkëshortja e tij e ka pyetur edhe për tradhtinë, ku Blero ka treguar se në jetë është tradhtuar, por edhe vetë ai ka tradhtuar.

“A është një gjë që pyet veten, nga vijnë këto ndarjet, a dorëzohen shumë shpejt çiftet në kohën e sotme, ndodhin shumë tradhti. Si e sheh sot ti një lidhje”, pyeti Afrona, ndërsa Blero u përgjigj “unë po jetoj një jetë më ndryshe sesa vitet më herët dhe sot viteve të fundit, ndarjet janë më të shpeshta sepse njerëzit nuk janë shumë të dedikuar në një lidhje sepse në një lidhje nuk duhet të jesh 50 me 50, në lidhje duhet të jesh 100% me 100%. Rrjetet sociale, lakmia, jeta false që bëjnë, gjenerata e sotme funksionin ndryshe dhe ndodhin tradhtitë.

Erjona: Ty të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Blero: Po.

Erjona: Po ti vetë?

Blero: Po.

Erjona: Kur është më keq?

Blero: Kur të tradhtojnë. Por realisht është edhe më keq kur vetë tradhton. Është ndërgjegjia. Ajo është e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.