Kronikë

“Nuk jemi të përfshirë në listën e të dëmshpërblyerve” – Ndërtimi i projektit të autostradës Kashar-Thumanë, 6 familjet e prekura në protestë duke kërcenuar për akte ekstreme

11:12 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme parashikohen të shemben 3 godina në Bërxullë, për shkak të ndërtimit të projektit për autostradën Kashar-Thumanë, duke prekur kështu 6 familje, të cilat po protestojnë kundër këtij veprimi. Sipas familjarëve, nga prishja e banesave të tyre, nuk janë të përfshirë në listën e të dëmshpërblyerve, ndaj dhe kërcenojnë për akte ekstreme.




Bëhet fjalë për zonën e njohur si Ura e Limuthit, Bërxullë, ku banesat po shemben nga IKMT falë projektit të rrugës së re “Thumanë-Kashar”.

Me pretendimin se nuk janë pjesë e skemës dëmshpërblyese e pa u dhënë një zgjidhje se ku të jetojnë, 6 familjet kanë hipur në tarracën e njërës prej godinave të cilat planifikohet të prishet, në shenjë proteste.

Pa pasur një zgjidhje konkrete, ata kërcenojnë për akte ekstreme për shkak se në tarracë ka benzinë.

Policia ka siguruar fikëse zjarri në rast incidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.