Kryesore

Pikantet e Partizani-Skënderbeu/ Skandal me tualetet e femrave, Skuka nuk e përtyp zëvendësimin

13:34 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozet femra i drejtohen tualeteve në tribunën kryesore për të kryer nevojat e tyre, por çuditërisht funksiononte vetëm sektori i meshkujve dhe sektori i femrave ishte i mbyllur me çelës. Disa tifoze shprehën hapur pakënaqësi, pasi diçka e tillë s’mund të ndodhë në tribunën kryesore të stadiumit. Këto, por edhe disa momente të tjera pikante të ndodhura në këtë gjysmëfinale, “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.




 * Për herë të parë në Kategorinë Superiore, FSHF-ja nuk kursen tabelën elektronike në ndihmë të tribunës kryesore. Zakonisht kështu veprohet vetëm për ndeshjet e Kombëtares.

* “Të duam Skënderbe”, shkruhej në një banderolë gjigante të shpalosur nga tifozët korçarë.

* Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, kishte hyrë gabimisht në tribunën kryesore, por vendi i tij ishte në lozhat sipër dhe pas disa minutash e drejtojnë për te vendi i duhur.

* Hedhja e monedhës bën që ekipet të ndërrojnë anën në fushë.

* Edhe Ivan Gvozdenoviç është kombinuar me ngjyrën e uniformës së skuadrës, me të zeza. Korçarët zgjodhën që këtë takim ta luanin me fanellën e tretë. Ndërsa Shehi i Partizanit preferon një bluzë të bardhë.

* Prençi i bërtet në minutën e 8-të Vangjelit pasi nuk po nisej në krah që t’i pasonte topin. * Luhen 12 minuta dhe Shehi sheh vështirësi në mesfushë. Thërret Muratajn dhe i jep udhëzime të gjata.

* Murataj është zëri opozitar në veshët e gjyqtarit Jorgji. Në një moment kapet me kryesorin elbasanas për shkak se jep një faull në favor të Partizanit dhe s’lë në lojë avantazhin. Kapiteni i kuq mendonte se ai aksion mund të sillte golin.

* Ndeshja tensionohet në minutën e 34-t. Skuka ndërhyn rrezikshëm ndaj Alias, që i kthehet ashpër sulmuesit. As ky i fundit s’kursehet, teksa nuk mund të mungonte as ndërhyrja e Muratajt në atë përplasje që kapet me Gërçon. Jorgji i ndëshkon të katërt me karton të verdhë.

* Abilaliaj tërbohet me Jorgjin dhe tërheq vëmendjen e këtij të fundit. Gjyqtari i afrohet dhe konsumojnë një bisedë, ku duket sikur drejtori i kuq kërkon më shumë llogari.

* Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, së bashku me pjesëtarë të tjerë të klubit rrogozhinas, ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë gjysmëfinale.

* Skuka zëvendësohet me Mensah në minutën e 60-të dhe shpreh sinjale zhgënjimi teksa del nga fusha. Në pankinë u jep dorën të gjithëve, përfshirë edhe Shehit.

* Tedi Cara kthehet të luajë 19 ditë pas dëmtimit të pësuar në derbi. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë në luftë me kohën për të arritur të luajë. Ia doli, si zëvendësues nga minuta e 72-të. * Duhet të mbërrinte minuta e 76-të që Skënderbeu të bënte gjuajtjen e parë në portë. Gerço tentoi nga jashtë zone dhe gjeti përgjigjen e Qirkos.

* Gjatë zëvendësimit të fundit të korçarëve, ku Pecani dhe Moses u aktivizuan, dy lojtarët u desh të prisnin disa minuta për t’u futur në fushë, pasi topi nuk po dilte jashtë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.