Kryesore

“Politikanët po nuk vodhën, nuk e blejnë dot votën”- Kreu i LRE: Qytetarëve u duhen miliona lekë për të zgjidhur hallet në spitale e bashki! Duhet t’i shërbesh partisë për një vend pune

21:15 - 18.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Mallakastrës, ku është ndalur në një sërë problematikash të tyre, siç është edhe blerja e votës.




Gjatë fjalës së tij, Galdini u shpreh se në Shqipëri nëse do një vend pune, ose duhet ti shërbesh partisë ose të paguash para.

Ai tha se politikanët e blejnë votën me 50-100 euro, ndërsa shtoi se paratë që di duhen një qytetari për të zgjedhur hallet në bashki, kadastra e spitale, janë miliona.

‘Për të zënë një vend pune duhet 5 mijë euro, të duhen vërtetime të kadastra duhen 2 mijë euro. Mos të raftë halli në spital se duhet ta kesh xhepin plotë’, tha ai, ndërsa shtoi se politikanët “po nuk vodhën nuk e blejnë dot votën”.

Në Shqipëri do një vend punë, ose duhet ti shërbesh partisë, të jesh skllav partie, ose duhet të paguash para. Ka raste që duhet të paguash para dhe të jesh skllav i partisë. Për të zënë një vend pune duhet 5 mijë euro, të duhen vërtetime të kadastra duhen 2 mijë euro. Mos të raftë halli në spital se duhet ta kesh xhepin plotë.

Pazari është ky, ai ta blen votën 50-100 euro po sa të mençur jemi ne kur e dimë që kemi halle tek ujësjellësi, tek bashkia dhe duhet të japësh lekë. Nëse i bën llogaritë për këto halle të duhen nja 10 mijë euro, a jua blen dot partia votën 10 mijë euro? Jo! Kjo do të thotë që ata jua kanë blerë votën shumë lirë shqiptarëve dhe do të thotë që për ti paguar ato 50 euro, politikani duhet të ketë të ardhura. Ku i gjejnë këta me rrogën që kanë ti blejnë këto. Po nuk vodhën nuk e blejnë dot”, u shpreh Galdini.

Më tej, kreu i LRE u shpreh se politika nuk dhe të jetë shpërndarëse parash në nivel personal dhe partiak, por duhet të jetë ndërtuese e një zhvillimi ku paraja shpërndahet sipas meritës, punës, zotësisë, jo lidhjes me partinë.

“Politika nuk dhe të jetë shpërndarëse parash në nivel personal dhe partiak, duhet të jetë ndërtuese e një zhvillimi ku paraja shpërndahet sipas meritës, punës, zotësisë, jo lidhjes me partinë. Po të flasësh më shqiptarët, njerëzit janë të ndarë. Kujt i ka sjell Sali para thonë ‘a kur ishte Saliu ishin mirë’, kujt i ka sjellë Edi thonë ‘mos na e sha gjigandin’.

Jemi agresiv me njërit-tjetrin, kemi xhelozi, inat. Në fushata thonë ‘ai është më PS do të të marrë vendin e punës, ky është kështu.’ 5 njerëz janë hajdutë të PS dhe PD, janë pakicë, të tjerët janë hallexhinj”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.