Kryesore

Prapaskena/ Juvja shkarkoi Alegrin, deklarata që solli ndarjen e parakohshme! Tekniku thumboi: Këtë vit isha unë rrufepritësi, të shohim ç’do të bëjë ai tjetri

09:38 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa sezoni po mbyllet, tensionet e grumbulluara nga Masimiliano Alegri gjatë këtyre muajve te Juventusi po dalin në pah: “Fatmirësisht kjo situatë do të kalojë së shpejti”, ishin fjalët e thëna nga trajneri ditët e fundit siç raporton “Corriere della Sera”.




Gjithçka vjen nga sezoni i kaluar, i trazuar sepse u karakterizua nga dënimi për hetimin e çështjes “Prisma” dhe shkarkimi i drejtuesve të lartë të kompanisë, situatë që e bëri Alegrin të ndihej i vetmuar pas lamtumirës së ish-presidentit Andrea Anjeli, e vetmja pikë referimi e tij në klub. “Ishte një mrekulli që e mbyllëm vjet me atë renditje”, vazhdon Maks duke iu referuar vendit të katërt që humbi vetëm për zbritjes së 10 pikëve.

Por krisja mes Alegri dhe drejtuesve të lartë nisi pikësëpari, kur ai nuk u dëgjuar nga ata për të pasur veton mbi zgjedhjen e drejtorit sportiv, pasi Maks ishte kundër ardhjes së Xhuntolit, por donte Rosin nga Sasuolo me të cilin kishte punuar edhe më parë. Krisja e dytë ishte merkato e janarit, kur Alegri i kërkoi Xhuntolit një mes Perejras e Bonaventurës, ndërsa ai i solli Alkarazin, që siç kuptohet edhe nga minutazhi i tij, nuk ka qenë një zgjedhje e trajnerit. Por siç vazhdon “Corriere dello Sport”, thyerja definitive ishte kur ai mësoi për takimin mes Xhuntolit dhe Tiago Motës, menjëherë pas humbjes me Interin në fazën e dytë, e cila nënvizoi edhe divorcin mes palëve.

Madje, tani kuptohet edhe deklarata e tij përpara ndeshjes me Atalantën, që sulmonte median: “Ju kërkoni gjithmonë të vërtetën, por nuk e treguat atë pak muaj më parë, për atë që lidhej me të ardhmen time, që tashmë të gjithë doni të dini. Ju e dinit, por ndoshta jua ka thënë ndonjë që mos ta tregonit të gjithë…”. Ndërkohë, shpërthimi final ishte në “Olimpiko”, menjëherë pas fitores së Kupës, ku ai kërkoi frenimin e festimeve për pak çaste dhe përpara lojtarëve dhe të gjithë drejtuesve të skuadrës tha: “Këtë vit isha unë rrufepritësi. Të shohim nëse do ia dalë ta bëjë dikush nga sezoni i ardhshëm si mua”. Dhe kjo solli atë që ishte një divorc i kërkuar me forcë më pas nga klubi…

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.