Kronikë

Ra në kontakt me energjinë elektrike bashkë me dy punonjësit, ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi. Ja si është gjendja e të lënduarve të tjerë

19:41 - 18.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pronari i një hoteli në Dhërmi ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike bashkë më dy punonjës të tjerë, teksa po kryenin punime me ndriçimin.




Mësohet se viktimë ka mbetur shtatsi me iniciale A.M., 40 vjeç, ndërsa dy punonjësit, shtetasit me iniciale E. H, dhe K. N janë në gjendje të rëndë dhe do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Ngjarja e rënë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:25, teksa pronari i hotelit bashkë me dy punonjësit ishin duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.