Kryesore

Rama akuzoi Berishën se nuk donte të lironte të burgosurit politike, ish-Kryeministri: Shpifje e radhës! U liruan për shkak të protestave dhe u anëtarësuan në PD

14:34 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme akuzoi Sali Berishën se ky i fundit nuk dëshironte të lironte të burgosurit politikë në vitet ’90. Kreu i opozitës ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se është një shpifje e radhës, e të burgosurit e atyre viteve u liruan për shkak të protestave e u anëtarësuan në PD.




Sali Berisha reagoi përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se ish- të burgosurit politikë u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të PD-së.

Ai i bën thirrje Ramës “të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste”, shprehet ish-Kryeministri.

 

Reagimi i Sali Berishës:

Reagim!

Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxorri në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik.

Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste. #sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.